Gjermani – Çmimet e importit rriten me ritmin më të shpejtë që nga kriza e naftës në 1974

Çmimet e importit të Gjermanisë u rritën me ritmin më të shpejtë që nga kriza e parë e naftës në 1974, njoftoi sot Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

Çmimet e importit u avancuan me 31.7% me bazë vjetore në muajin prill, pas rritjes prej 31.2% në mars. Kjo ishte rritja më e shpejtë që nga shtatori 1974, por pak më e ngadaltë se rritja e pritur prej 32%.

Rritja vjetore e çmimeve është nxitur nga rritja prej 157.4% e çmimeve të energjisë.

Pa përfshirë naftën bruto dhe produktet e naftës minerale, çmimet e importit u rritën me 2,3% në muaj dhe me 27,6% krahasuar me vitin e kaluar. Mallrat e ndërmjetme të importuara ishin 26,8% më të shtrenjta se vitin e kaluar. Në të njëjtën kohë, çmimet e mallrave kapitale të importuara ishin 7,4% më të larta se në prill 2021.

Çmimet e mallrave të konsumit jo të qëndrueshme u rritën me 11.9% dhe ato të mallrave të qëndrueshme u rritën me 8%.

Të dhënat treguan se inflacioni i çmimeve të eksportit u rrit në 16% në prill nga 15,9% krahasuar me një muaj më parë. Nga muaji në muaj, çmimet e eksportit u rritën me 0.8%, pas një rritjeje prej 4% në mars. /atsh