Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermani, shpërthim para zyrës së partisë djathtiste AfD

Gjermani, shpërthim para zyrës së partisë djathtiste AfD

Një shpërthim në qytetin lindor gjerman para zyrës së partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), i cili dëmtoi dritaret dhe dyert në ndërtesë, u dënua nga një zyrtar rajonal i partisë së krahut të majtë. Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia njoftoi se të enjten në mbrëmje një substancë e panjohur shpërtheu përpara zyrës në Doebeln të Saksonisë, para selisë së partisë e cila hyri në Bundestag në vitin 2017. Autoritetet janë duke kryer hetime mbi motivet e shpërthimit.

Martin Dulig, zëvendës guvernator i Saksonisë, nga Partia Social Demokratike sot deklaroi se nuk ka justifikim për atë që ka ndodhur, duke shtuar se sulmi i ndihmon AfD-së dhe dëmton demokracinë. Në Saksoni në shtator të këtij viti do mbahen zgjedhjet rajonale.