Gjermania dhe Franca refuzojnë kërkesën e Rusisë për pagesën e gazit në rubla

Robert Habeck

Gjermania dhe Franca refuzuan kërkesën e Rusisë për pagesën e gazit natyror në rubla, duke e cilësuar atë një “shkelje të kontratave”.

Ministri gjerman i Ekonomisë dhe Mbrojtjes së Klimës Robert Habeck dhe ministri francez i Ekonomisë Bruno Le Maire, i cili ndodhet në Gjermani, mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit të tyre në Berlin.

Robert Habeck theksoi se Gjermania është e gatshme për “të gjithë skenarët në lidhje me gazin rus, përfshirë edhe ndërprerjen e rrjedhave të gazit në Evropë”.

Habeck tha se nuk do të pranojnë “shantazhin” e Presidentit rus Vladimir Putin për pagesa të gazit rus në rubla, ndërsa shtoi se pagesat do të bëhen në euro.

Franca dhe Gjermania do të koordinohen në baza ditore, tha Habeck, duke argumentuar se “përpjekjet e Rusisë për të ndarë Evropën do të dështojnë”.

Ai shtoi se boshllëqet në sanksionet perëndimore kundër Rusisë duhet të mbyllen.

Ministri francez i Ekonomisë Bruno Le Maire tha se Franca dhe Gjermania po përgatiten për një skenar të ndërprerjes së flukseve të gazit në Evropë nga Rusia dhe të dy vendet refuzuan kërkesën e Moskës.

Le Maire raportoi se kontratat e gazit me Rusinë në euro do të vazhdojnë në euro.

Vladimir Putin nënshkroi një dekret që të kalohet në rubla ruse për pagesat për shitjen e gazit në vendet jomiqësore.

“Nëse nuk bëhet pagesa në rubla, kontratat e gazit rus do të ndërpriten”, ka thënë Putin. /trt