Gjermania kundër zgjerimit të fabrikës së Tesla-s në Berlin

Tesla bëri publike planet e saj për të zgjeruar Gigafabrikën e saj në Berlin para disa muajve, dhe madje në muajin mars kishte deponuar një kërkesë për leje në marsin e këtij viti.

Megjithatë, nuk ishte e bërë e qartë se nëse Tesla planifikon që të prodhojë qeliza të baterive apo cetem ti montonte ato në pakot e baterive për veturat e tyre, dhe tani dihet se plani i gjigantit amerikan ishte prodhimi i tyre.

Duket se kjo pjesë kishte nisur problemet me autoritetet vendase, raporton Arena EV.

Departamenti për Menaxhimin e Ujërave në Zyrën Shtetërore për Mjedis në Brandengurg doli me vendimin për refuzimin e planit të zgjerimit të Tesla-s për tani.

Plani origjinal i Tesla përfshinë dyfishimin e prodhimit për veturat e saj e gjithashtu edhe dyshimin e prodhimit të ruajtjes së energjisë nga 50 në 100 gigavat.

Autoriteti e refuzoi planin e Tesla-s për shkak se fabrikat e prodhimit dhe riciklimit të ujërave të zeza pjesërisht ndodhen në zonën për mbrojtjen e ujit.

Për të marrë një leje të pjesshme, Tesla do duhej të kontaktojë autoritetin më të ulët të ujërave i cili është përgjegjës për zbatimin e urdhëresës së zonës së mbrojtjes së ujit.

Ekziston një lajm i mirë për Tesla-n pasi që autoriteti në fjalë veçse është duke shqyrtuar dokumentet e dërguara nga gjiganti amerikan, por se kjo gjë do të marrë pak kohë.

Në fakt, Tesla mund të duhet të rregullojë planet e saj dhe plani për zgjerimin e fabrikës në Grünheide do të duhet të presë edhe pak.