Gjermania nënshkruan partneritet energjetik me Katarin për furnizmin me gaz

Gjermania dhe Katari ranë dakord të premten për një partneritet energjetik, i cili mund të bëjë që Doha të fillojë furnizimin me gaz natyror të lëngshëm në Berlin në vitin 2024.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha një konferencë të përbashkët me Emirin e Katarit në Berlin, se Katari do të bëhet kyç për strategjinë e ardhshme të energjisë të Gjermanisë, në mënyrë që të shkëpusë varësinë ndaj gazit rus, shkruan CNN.

“Çështja e sigurisë së energjisë luan një rol të rëndësishëm për ne. Gjermania do të zhvillojë infrastrukturën e saj për të qenë në gjendje të importojë gaz të lëngshëm me anije. Është një hap i madh dhe Katari luan një rol të rëndësishëm në strategjinë tonë”, shtoi lideri gjerman.

Emiri i Katarit u tha gazetarëve në konferencën për shtyp se ai shpreson se vendi i tij do të fillojë furnizimin me gaz natyror të lëngshëm në Gjermani. /euronews