Policia gjermane sot herët në mëngjes ka kryer bastisje të koordinuara kundër grupeve neo-naziste në shumë qytete.
Qindra policë kontrolluan dhjetëra ndërtesa në 11 shtete federale, duke synuar anëtarë të dyshuar të grupeve neo-naziste Combat 18, Atomwaffen Division, Knockout 51 dhe Sonderkommando 1418, raportoi transmetuesi publik ARD.
Një ushtar aktiv ishte në mesin e 50 të dyshuarve të identifikuar nga autoritetet, ndërsa katër prej tyre u arrestuan gjatë bastisjeve, sipas revistës Der Spiegel.
Operacioni erdhi pasi qeveria e re e Gjermanisë njoftoi një plan veprimi muajin e kaluar për të luftuar racizmin dhe ekstremizmin e krahut të djathtë.
Autoritetet po përballeshin me kritika, veçanërisht nga organizatat e të drejtave të njeriut, për nënvlerësimin e kërcënimit të ekstremit të djathtë në Gjermani dhe për mos hetimin serioz të krimeve të kryera nga ekstremistët e krahut të djathtë.
Terrori i ekstremit të djathtë ka marrë jetën e të paktën 218 njerëzve në vend që nga viti 1989, sipas OJQ-së gjermane Amadeu Antonio Foundation. /atsh






