Gjermania shpenzon 1 trilion dollarë për mirëqenien sociale

Shpenzimet gjermane për mirëqenie sociale në vitin 2017 arritën një vlerë prej 965,5 miliardë eurosh (1,1 trilionë dollarë), njoftoi sot Ministria gjermane e Punës dhe Çështjeve Sociale.

Këto të dhëna përfaqësojnë një rritje me 36,5 miliardë euro ose 3,9% më shumë në krahasim me vitin 2006, shkruan ATSH.

“Shpenzimet për mirëqenie sociale janë rritur me më shumë se 50% në 25 vitet e fundit”, sipas Ministrisë.

Madje, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) gjerman është rritur ndjeshëm në të njëjtën periudhë, nga 1,75 trilionë euro në 3,26 trilionë euro.

PBB-ja gjermane u rrit me 3,8% në vitin 2017, gati në proporcion të drejtpërdrejtë me shpenzimet sociale.

Në vitin 2017, Gjermania shpenzoi 29,6% të PBB-së në shërbime sociale si pensionet, sigurimi shëndetësor dhe për papunësinë.