Gjigantët Kinez të teknologjisë blejnë 5 miliardë dollarë çipe AI nga Nvidia

Baidu, ByteDance, Tencent dhe Alibaba kanë porositur 100 mijë procesorë A800 me vlerë 1 miliardë dollarë nga prodhuesi Amerikan i çipeve këtë vit raportoi FT.

Gjigantët Kinezë të teknologjisë po nxitojnë për të blerë çipet e performancës së lartë të Nvidia për ndërtimin e sistemeve të inteligjencës artificiale duke bërë porosi me vlerën e 5 miliardë dollarëve raportoi Financial Times.

Baidu, ByteDance, Tencent dhe Alibaba kanë porositur 100 mijë procesorë A800 me vlerë 1 miliardë dollarë nga prodhuesi Amerikan i çipeve këtë vit raportoi FT.

Grupet Kineze gjithashtu kanë blerë 4 miliardë dollarë karta grafike të cilat do të mbërrijnë në 2024 sipas raportit.

Administrata Biden në Tetor të vitit të kaluar lëshoi një urdhër ekzekutiv që synon të ngrinte industrinë e Kineze të gjysmëpërçuesve ndërsa SHBA filloi të investonte miliarda dollarë subvencione për industrinë e çipeve.

Nvidia ofron procesorin A800 në Kinë për të qenë në përputhje me sanksionet Amerikane pasi SHBA i kërkoi të mos eksportonte dy prej çipeve më të fuqishme.

Raporti i FT vjen pasi të Mërkurën presidenti Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv që do të ndalonte disa investime në teknologji të ndjeshme në Kinë.