Gjithçka ndodhi në korridor, policia thotë se Molliqaj i shkaktoi lëndime Haki Abazit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me përleshjen e para dy ditëve mes kandidatëve për deputetë nga VV dhe PSD, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi.

Sipas Policisë së Kosovës, e gjithë ngjarja kishte ndodhur në korridor të Universitetit Privat, jashtë studios, shkruan lajmi.net.

Policia thotë se Molliqaj dhe personi tjetër që ishte me të, ishin larguar nga vendi i ngjarjes pas sulmit.

Si pasojë e sulmit viktima kishte pësuar disa lëndime të vogla dhe nuk ka pranuar të marr tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, është njoftuar prokurori me vendim e të cilit rasti shkon në procedurë të rregullt.