Gjuha që po mëson Papa Leo, si të ishte i ri shqiptar

Përveç anglishtes, kryekatoliku i botës flet italisht, spanjisht, frëngjisht, si dhe mjaftueshëm portugalisht

Raportohet se fundi se në kohën e tij të lirë, Papa Leo e investon këtë kohë në mënyrë produktive. Fjala ven, kur nuk mund të flejë, ai përdor një nga aplikacionet më të njohura në internet për të mësuar gjermanisht.

Kohët e fundit, disa qytetarë nga e gjithë bota, të cilët po mësojnë gjithashtu gjuhë të huaja falë këtij aplikacioni, kishin parë një përdorues të lidhur me emrin @drPrevost. Ky është i njëjti emër përdoruesi që Ati i Shenjtë amerikan i katolikëve kishte zgjedhur për “X”, para zgjedhjes së tij.

La Repubblica shkruan se vëllai i Papës, John Prevost, u pyet për këtë nga revista National Catholic Reporter dhe u përgjigj se Papa Leo zakonisht lidhet me telefonin e tij celular dhe luan një lojë elektronike interaktive “të zgjuar” dhe të njohur, e cila është një evolucion i fjalëkryqit dhe një loje tavoline: secili lojtar duhet të arrijë të hartojë një fjalë të përbërë nga pesë shkronja, duke bërë, maksimumi, gjashtë përpjekje.

John Prevost shtoi se ai dhe vëllai i tij shkëmbejnë informacione çdo ditë, në lidhje me rezultatin që arrijnë në këtë lojë të veçantë dhe se nuk është i befasuar që Papa mund të përdorë një aplikacion për të përsosur edhe një gjuhë tjetër të huaj.

Kujtohet se Papa, përveç anglishtes – që është gjuha e tij amtare – flet italisht, spanjisht, frëngjisht dhe di mjaft portugalisht. Së fundmi, ai lexon dhe flet edhe latinisht, që është gjuha zyrtare e Kishës Katolike.

Kujtomë se vitet e fundit gjermanishtja është bërë “gjuha më e dashur” për shqiptarët, si dhe për ballkanasit në përgjithësi, e lidhur kjo me prirjen për t’u “arratisur” drejt Gjermanisë. Kjo ka bërë që mësimi i gjermanishtes, sidomos nga të rinjtë, të gëlojë në çdo qytet. Në këtë pikë, Papa Leo ngjan bash me një të ri shqiptar. /tesheshi