Gjumi gjatë ditës sipas Islamit ndahet në tre kategori:
1. El-Hajlulah
2. El-Kajlulah
3. El-Ajlulah
1. El-Hajlulah është gjumi që bëhet pas namazit të sabahut (mëngjesit). Ky lloj gjumi nuk është i rekomanduar në Islam, sepse ndërpret lidhjen e besimtarit me riskun (furnizimin) që Allahu e shpërndan në orët e hershme të mëngjesit. Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Risku i umetit tim është në orët e hershme të mëngjesit.”
Prandaj, është më mirë që pas faljes së sabahut, besimtari të mos flejë, por të merret me punë të dobishme.
2. El-Kajlulah është gjumi i shkurtër që bëhet pas namazit të drekës. Kjo është praktikuar nga Pejgamberi ﷺ dhe është e rekomanduar. Ky pushim i shkurtër (edhe 10-15 minuta) ka dobi të mëdha për trupin dhe mendjen, ndihmon në përqendrimin, freskinë dhe rritjen e produktivitetit.
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Pushoni pak në mesditë (bëni kajlulah), sepse shejtanët nuk e bëjnë këtë.”
3. El-Ajlulah është gjumi pas ikindisë ose në orët e vona të pasdites. Ky lloj gjumi nuk është i shëndetshëm dhe në Islam është i papëlqyeshëm, sepse dëmton trupin, sjell plogështi dhe ndikon negativisht në memorien dhe disponimin. Ai gjithashtu mund të çojë në prishjen e gjumit të natës dhe në stres në rrethin familjar
Imam Bekim Alimi








