Gjykata izraelite nuk liron Xhunejdin, simbolin e rezistencës së Kudsit

 Një gjykatë izraelite pranoi ankesën e bërë nga prokuroria ndaj vendimit për lirimin e 16 vjeçarit Fevzi el-Xhunejdi-t, emri i të cilit është bërë simbol i rezistencës së Kudsit, transmeton raporton Anadolu Agency (AA).

Ferah Debajise, avokati i Xhunejdit në një deklaratë për AA tha se gjykata Ofer e Izraelit ka pranuar ankesën e bërë nga prokuroria për lirimin me kusht të 16-vjeçarit i cili ndodhet prej 20 ditësh në paraburgim. Ndër të tjera Dabajise ka shtuar se gjykata ka vendosur për zhvillimin e një seance të re ditën e nesërme në kuadër të gjykimit të Xhunejdit.

Palestinezi Xhunejdi u arrestua duke u mbajtur me sy të lidhur nga një numër i madh ushtarësh izraelitë më 7 dhjetor në qytetin El-Halil në Bregun Perëndimor nën okupim.

Pamjet e arrestimit të tij shkaktuan reagime në median sociale. Gjykata Ofer, të dielën e kaluar kishte pranuar vendimin për lirimin me kusht të Xhunejdit, por prokuroria e kundërshtoi këtë vendim.