Gjykata lë në burg Dan Hutrën/ Autori i masakrës në kryeqytet: Nuk pendohem, e kam bërë me vetëdije

Gjykata e Tiranës ka caktuar mesditën e sotme masën e sigurisë ‘arrest me burg’ autorit të dyshuar për masakrës së 1 marsit 2023 në kryeqytet, Dan Hutrës.

Hutra akuzohet për vrasjen e tre grave dhe plagosjen e tre të tjerëve, ndërsa para Gjykatës nuk ka shfaqur pendesë mbi ngjarjen.

“Nuk jam i penduar, i kam bërë me vetëdije. I kërkoj drejtësisë mos dënojë njerëz të pafajshëm. Jam dënuar pa faj për dhunën në familje, s’e kisha prekur. Mos dënoni të pafajshëm që mos të arrihet në masakra”, raporton News 24 mbi dëshminë e Hutrës në sallën e gjyqit, pasi Gjykata i caktoi masën.