Gjykata vendos kundër masave të Trump

Një gjykatë në Kaliforni ka vendosur që fëmijët emigrantë dhe prindërit e tyre që kanë kaluar kufirin, duhet të bashkohen brenda 30 ditëve. Ndërsa 17 shtete amerikane kanë ngritur një padi kundër administratës Trump.

Një gjykatë amerikane në Kalifroni ka udhëruar që fëmijët emigrantë dhe prindërit, të cilët u ndanë pasi kaluan kufirin në SHBA, duhet të ribashkohen brenda 30 ditëve. Gjyqtari në San Diego gjithashtu vendosi që fëmijët nën moshën pesëvjeçare, duhet të kthehen te prindërit e tyre brenda 14 ditëve. Kjo është një tjetër përplasje e një institucioni amerikan drejtësie dhe presidentit Donald Trump, lidhur me politikat e këtij të fundit për emigracionin.

17 shtete amerikane kanë paditur administratën e kreut të Shtëpisë së Bardhë për ndarjen e familjeve të migrantëve. Praktikat e përdorura për zhvillimet e urdhëruara nga Trump cilësohen “mizore dhe të paligjshme”.

Prokurorët e Përgjithshëm demokratikë nga disa vende duke përfshirë, Uashingtonin, Nju-Jorkun dhe Kaliforninë kanë prezantuar veprimin ligjor. Në padi kundërshtohet politika e refuzimit të hyrjes për azilkërkuesit në kufirin SHBA-Meksikë. Javën e kaluar, presidenti Trump ka bërë thirrje për dëbim të emigrantëve, vetëm disa ditë pasi ka nënshkruar udhrin ekzekutiv për t’i mbajtur familjet të bashkuara.

Ndërkohë, një javë më parë në SHBA ngjalli polemika të shumta një audio e publikuar në internet ku dëgjoheshin të qarat e fëmijëve të ndarë nga prindërit. Kjo bëri që Trump të zbusë politikat e tij kundër emigracionit të paligjshëm. Megjithatë ka njoftuar se do të vijojë me dëbimin e emigrantëve./abcnews.al