Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në miqësoren Turqi – Azerbajxhan 

Katërshja e gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën, do ta ndajë drejtësinë në miqësoren ndërkombëtare, Turqi – Azerbajxhan. Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten (27 maj) në “Oba Stadymu” në Alanya, derisa Nuzës do t’i asistojnë Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Visar Kastari. Kombëtarja e Turqisë është pjesëmarrëse në Euro2020 dhe kjo miqësore zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të saj për turneun e madh evropian, i cili nis më 11 qershor. Pa dyshim, delegimi i gjyqtarëve kosovarë në ndeshje të këtij niveli dëshmon  punën e mirë që ka bërë FFK edhe në ngritjen profesionale të gjyqtarëve.