Goditet për vdekje një këmbësor në Prishtinë

Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë. Si pasojë e plagëve të marra këmbësori ka vdekur.

Këtë lajm e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30, në rrugën ‘Fahri Fazliu’, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur.Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor.  Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo.

Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në ndriçimin e rrethanave të këtij aksidenti.