Mallorca dhe Vedat Muriqi kanë marrë fitoren e parë në stinorin pranveror duke e mposhtur Cadizin me rezultat 2-1.
Vedat Muriqi luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje, ndërsa u zëvendësua në minutën e 89-të, kur kishte shënuar gol.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët e Cadiz që shënuan në minutën e 8-të me Ruben Alcaraz për 0-1.
Salva Sevilla barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 20-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Muriqi kishte rast të mirë në pjesën e parë, pikërisht në minutën e 36-të, kur goditja e tij me kokë u ndal nga portieri.
Mallorca fitoi penallti në minutën e 64-të, ndërsa përgjegjësinë për të gjuajtur e mori Vedat Muriqi, i cili ishte i saktë për 2-1.
Ndeshja u mbyll me këtë rezultat dhe goli i Muriqit ishte vendimtar, duke bërë që Mallorca të marr fitore në La Liga pas gjashtë javësh.
Mallorca mposhti një rival të drejtpërdrejt për mbijetesë si Cadiz dhe tani me 23 pikë mban vendin e 17-të me 23 pikë.