Google ndryshon politikat për të lejuar përdorimin e informacioneve publike për trajnimin e modeleve AI

Kritikët kanë parë me shqetësim zhvillimet e fundit nga kompanitë AI dhe përdorimin e informacioneve online për të trajnuar modelet gjuhësore të AI gjeneruese.

Google ka përditësuar politikën e saj të privatësisë e cila thotë se kompania mund të përdorë të dhëna të disponueshme publikisht për të ndihmuar në trajnimin e modeleve të saj AI.

Gjiganti i teknologjisë ka ndryshuar disa fjalë në politikën e saj gjatë fundjavës duke zëvendësuar modelet gjuhësore me modelet AI.

Gjithashtu theksoi se mund të përdorë informacione publikisht të disponueshme jo vetëm për të ndërtuar vetëm funksionalitete, por edhe produkte të plota si Google Translate, Bard dhe Cloud AI.

Kritikët kanë parë me shqetësim zhvillimet e fundit nga kompanitë AI dhe përdorimin e informacioneve online për të trajnuar modelet gjuhësore të AI gjeneruese.

OpenAI u padit së fundi për përdorimin e informacioneve private të vjedhura për trajnimin e modeleve të saj GPT.

Uebsajtet të cilat janë konsideruar si hapësirë publike në botën dixhitale kanë marrë masa për të parandaluar përdorimin e informacioneve të tyre ose të paktën përfituar prej boom-it të AI.

Reddit ka filluar të tarifojë për përdorimin e API-së së saj ndërsa Twitter vendosi kufizime në numrin e cicërimave që një përdorues mund të shohë në një ditë. /