Google ofron një mënyrë për të rikuperuar të dhënat që ju mungojnë përdoruesve të Drive

Versioni më i fundit i Drive për desktop përmban një mjet rikuperimi i cili aksesohet përmes disa hapave.

U raportua në fund të Nëntorit se Google Drive për desktop kishte një problem sinkronizimi që bëri që përmbajtjet e disa muajve të zhdukeshin.

Nëse keni qenë prej atyre përdoruesve që e kanë rënë prej e këtij problemi, më në fund ka lajme të mira nga Google.

Versioni më i fundit i Drive për desktop përmban një mjet rikuperimi i cili aksesohet përmes disa hapave.

  1. Shkoni në shiritin e menusë ose të ikonave në taskbar
  2. Klikoni ikonën e Drive for desktop
  3. Mbani të shtypur butonin “Shift” dhe klikoni “Settings”
  4. Më pas klikoni “Recover from backups”

Në ndërfaqen e re do të shikoni një njoftim që thotë “Recovery has started” dhe shpresojmë që do të merrni mesazhin “Recovery is complete” pas pak.

Më pas në Drive do të gjeni një direktori të re quajtur “Google Drive Recovery” që përmban të dhënat të cilat nuk janë sinkronizuar.

Google thotë se kjo metodë mund të mos funksionojë për të gjithë duke ju kërkuar përdoruesve të dërgojnë feedback-un tek Google.