Google teston funksionin Smart Downloads për YouTube, që funksionon në pajisjet me sistem operativ Android

YouTube ka filluar me testimin e funksionit të ri të quajtur Smart Downloads, e realizohet përmes aplikacionit që funksionojnë në pajisjet me sistem operativ Android

Smart Downloads funksionon në atë mënyrë që shkarkon 20 klipe çdo javë, bazuar në preferencat e përdoruesit dhe kjo bëhet kur pajisja është e lidhur me rrjetin wi-fi.

Qëllimi është që të kursehet shpenzimi i pakos së telefonisë mobile, kur përdoruesi është në lëvizje dhe shikon videot e tij të preferuara.

Opsioni i ri është i qasshëm vetëm për përdoruesit Premium në Evropë, e aktivizohet menjëherë.

Ata që duan ta provojnë duhet të lajmërohen deri më 14 shkurt, e aplikacioni do t’i njoftoj përdoruesit nëse u mungon hapësira në pajisje për të shkarkuar video klipet.

Të gjitha video-klipet ruhen në librari me videot e tjera që mund të jenë shkarkuar më herët.