Google vijon me përditësimin e Chrome që do të nxjerrë jashtë funksioni bllokuesit e reklamave

Të gjitha shtojcat në Manifest V2 do të hiqen nga listimi në Chrome Web Store dhe në Janar të 2024 shtojcat e ngelura do të hiqen plotësisht.

Google gradualisht ka vijuar të implementojë platformën e re të shtojcave quajtur Manifest V3 për Chrome.

Tashmë kompania ka një edhe një axhendë për lançimin. Duke filluar nga Chrome 112 në Janar të 2023, kompania do të fikë gradualisht Manifest V2 në kanalet Canary, Dev dhe Beta.

Më pas në Qershor Chrome 115 do të eksperimentojë me fikjen e mbështetje për kanalin stabil. Të gjitha shtojcat në Manifest V2 do të hiqen nga listimi në Chrome Web Store dhe në Janar të 2024 shtojcat e ngelura do të hiqen plotësisht.

Tranzicioni nuk i ka shpëtuar kritikave. Edhe pse Manifest V3 sjell ndryshime të mëdha, shumica e të cilave Google thotë se janë për të mirën e privatësisë dhe sigurisë, shqetësimi më i madh është sesi do të ndikojë tek bllokuesit e reklamave.

Esencialisht do ti bllokojë ato nga një mirëfunksionim duke i bërë jo funksionale.

Shumica e bllokuesve modernë të reklamave si UBlock Origin dhe AdGuard mbështeten në API “webRequest” të Chrome për të bllokuar kërkesat HTTP. Kjo metodë shton vonesa në hapjen e faqeve që Google dëshiron ta adresojë.

Me Manifest V3 kompania kërkon që zhvilluesit të përdorin “declarativeNetRequest” për ti detyruar të bllokojnë lista specifike URL-ve. Dhe shumë lista bllokimesh mund të kenë deri në 300 mijë URL.