Grabitësit sulmojnë me armë Policinë në Prishtinë

Dy grabitës kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një zyrtari policor në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Ky i fundit është detyruar t’iu kundërpërgjigjet me armën zyrtare, mirëpo pavarësisht të shtënave nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Rasti sipas policisë ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë derisa të dyshuarit po tentonin të kryenin një vjedhje të veturës.

“Një zyrtar policor derisa ishte duke ecur ka hasur dy të dyshuar të panjohur, të cilët kishin qenë duke e vjedhur një automjet, në momentin kur personi zyrtar është prezantuar, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim te tij, zyrtari policor është detyruar të kundërpërgjigjet po ashtu me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar as të arrestuar”, thuhet në raportin policor.