Grabitet një pompë e derivateve në Podujevë, grabitësit gjuajnë me armë zjarri

Dy persona të maskuar dhe me armë zjarri janë futur në një pikë të derivateve në Podujevë dhe kanë grabitur një shumë parash prej 260 euro dhe pesë pako me cigare. Ata gjatë grabitjes kanë kërcënuar dy persona që ishin në këtë pompë, njofton raporti policor. Grabitësit duke u larguar kanë shtënë me armë zjarri në ajër por nuk është raportuar për të lënduar. Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, të cilët kanë gjetur gëzhojat e plumbave