Grabitje e armatosur në Prishtinë – policia arreston një person

Një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, ka qenë cak i grabitjeje të armatosur.

Këtë e ka bërë të ditur Agron Borovci, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës.

Lidhur me rastin, ai ka thënë se një 19-vjeçar me iniciale F.R., është arrestuar si i dyshuar.

Sipas policisë i dyshuari me bazë të jetë i implikuar në rastin e grabitjes në fjalë u krye në lagjen Dardania të Prishtinës përderisa i njëjti po përpiqej t’i shmangej ndjekjes së policisë.

Policia pas arrestimit ka gjetur një revole të llojit dhe tipit të veçantë, një sasi të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet të jenë paratë e grabitura.

“Momentalisht po vijon puna hetimore me qëllim ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit si dhe ndërlidhjen eventuale të këtij të dyshuari me raste të tjera kriminale”, ka thënë Borovci.