Grabovci kërkon falje për fyerjet në aferën “Pronto”

Deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, u ka kërkuar për fyerjet që ka bërë në telefonatat e përgjuara në rastin “Pronto 2”.

Në fjalimin e tij para deputetëve, Grabovci, ka thënë se tash e një muaj ai dhe familja e tij është duke u terrorizuar nga këto përgjime, nga të cilat ka thënë se është i fyer.

“Unë dhe familja ime po kalojmë qaste terrori. Gjitha angazhimet e mija kanë qenë të sinqerta, do të vazhdojmë të jem i sinqertë me gjithë qytetarët. Do të vazhdoj t’ju ndihmoj sa herë do të kërkoni ndihmë nga unë”

“U kërkoj falje nga zemra dhe shpirti dhe shpreh keqardhje për këtë që po ndodhë dhe nuk e besoj që një shtet të Europës që për një muaj rreth të terrorizohet një familje dhe një popull i tërë me këto përgjime. Kam bërë përpjekje që të mos e fyej askënd gjatë atyre bisedave. U kërkoj falje atyre që e ndiejnë veten të fyer nga ato biseda telefonike. Pjesën tjetër ia kam lënë drejtësisë sepse besoj në shtet”.