Grafite kundër Xhamisë së Madhe, kërcënohen me jetë Thaçi, Kurti, Tërnava e Ahmeti (Foto)

Janë kërcënuar me jetë publikisht Hashim Thaçi, Albin Kurti, Naim Tërnava e Shpend Ahmeti.

Kërcënimi drejt tyre është bërë me anë të grafiteve, të cilat janë vendosur në Fakulteti Filologjik, nga njerëz të panjohur.

Shkak i këtyre kërcënimeve, përmes shkrimeve në grafite mësohet të jetë xhamia e planifikuar të ndërtohet në Dardani, e cila kohëve të fundit ka qenë temë diskutimi në vend.

Në njërin nga grafitet, i cili iu referohet zyrtareve të VV-së, shihet të jetë shkruar “Do të vritesh o qen, poshtë VV e Albin talebani”. Madje, shihet që aty të jetë shkruar edhe për vdekjen e Astrit Deharit, ku thuhet se atë e vrau pushteti.

Ndërsa në një tjetër kërkohet “Vdekja e Naim Tërnavës e Hashim Turkut”.