Gratë do të subvencionohen me 250 euro për çdo lindje

Kuvendi Komunal i Suharekës ka marrë sot një vendim që gratë, të cilat lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, për çdo lindje do të subvencionohen me nga 250 euro, mjete financiare.

Kryetari i Komunës Bali Muharremaj falënderon me këtë rast asamblistët që votuan dhe mbështetën këtë iniciativë, e cila ndihmon familjet në mirëqenien ekonomike.