Greqi – Një tjetër shkencëtare e huaj gjendet e pajetë

epa07571808 A general view shows a police car near the entrance to the residence of US Ambassador Geoffrey Pyatt in Athens after a paint attack during pre-dawn hours by members of the anarchist group Rubicon (Rouvikonas), in Athens, Greece, 15 May 2019. The members of the group reportedly drove up to the residence on five motorcycles and fled immediately after the incident. Police have detained nine suspects over the incident. EPA/PANTELIS SAITAS

Natalie Christopher, astrofizikantja britanike, gjurmët e së cilës kishin humbur në ishullin grek të Ikarias, u gjet dje e vdekur.

Lajmi u raportua nga stacioni televiziv publik grek ERT.

Trupi i gruas, që ishte zhdukur ndërkohë që vraponte, u gjet nga një zjarrfikës vullnetar 1,5 kilometra nga hoteli ku po qëndronte me të dashurin e saj.

Shkaqet e vdekjes nuk janë ende të qarta.

Më 16 korrik, amerikania Suzanne Eaton, 60 vjeçe, me profesion biologe, u gjet e vrarë në një shpellë në ishullin e Kretës.

Eaton ndodhej në ishull për të marrë pjesë në një konferencë shkencore në Akademinë Ortodokse të Kretës.

Sipas mjekëve, ajo kishte ndërruar jetë që prej ditës kur ishte zhdukur.

Duke hequr dorë nga dhënia e detajeve të mëtejshme ndërsa rasti është nën hetim, mjekët ligjorë thanë se ”është e qartë që është një vrasje, por që nuk ka ardhur nëpërmjet përdorimit të armëve”./atsh-ansa