Greqia mbyll shkollat turke

Greqia ka vendosur të mbyllë 12 shkolla të Pakicës Turke të Trakisë Perëndimore duke përdorur si justifikim masat shtrënguese dhe numrin e pamjaftueshëm të nxënësve.

Masa shihet si një vijim i përpjekjeve të vazhdueshme të Greqisë për të spastruar shkollat dhe institucionet turke.

Vendime të tilla vështirësojnë qasjen në arsim të nxënësve që jetojnë në fshatra.

Turqia i dënoi politikat “asimiluese dhe represive” të Greqisë duke thënë se ato shkelin dispozitat e Traktatit të Paqes së Lozanës dhe shënjojnë grupin e pakicës “në mënyrë sistematike”.

Greqia vendos prej kohësh kufizime të rrepta ndaj pakicës turke e myslimane përmes gjobave dhe presionit ndaj udhëheqësve fetarë e xhamive.

Shumica e pjesëtarëve të pakicave theksojnë se ata e ndiejnë që liritë e tyre janë kufizuar. /trt