Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, deklaroi se Athina është e gatshme të mbrojë Qipron me “çdo mjet të mundshëm”.
Sipas njoftimit të Ministrisë greke të Mbrojtjes, Greqia ka dërguar dy fregata dhe dy avionë luftarakë drejt Qiros, në përgjigje të sulmeve me dronë që ndodhën në ishull të hënën në mëngjes.
Autoritetet greke theksuan se lëvizja synon forcimin e sigurisë dhe mbështetjen e Qipros mes tensioneve në rritje në rajon. /mesazhi






