Ballina Artikuj “Gruaja nuk është vetëm trup… është personalitet dhe vetëdije”

“Gruaja nuk është vetëm trup… është personalitet dhe vetëdije”

Hoxhë Halil Avdulli

“Gruaja është njeri” – e themi shpesh, por rrallë e kuptojmë çfarë nënkupton.

Frika e tepruar se gruaja mund të gabojë, është një nga arsyet kryesore pse kultura jonë e kufizon dhe e ngufat.

Sikur ta trajtonim si një qenie të pjekur, me përgjegjësi për veprimet e saj, nuk do t’i mbyllnim derë pas dere!

Gabimi i saj është si ai i burrit si fetarisht, ashtu edhe ligjërisht.

Gruaja ka personalitet, ndjenja, ambicie dhe dëshira jo vetëm trup.

Shumë “meshkuj” që e shohin gruan vetëm nga një këndvështrim, ndihen të ngushtuar kur ajo garon me ta në “shkollim” apo “punë” dhe pyesin:

“Çfarë bën kjo grua këtu?

Duke aluduar se ajo duhet te jete bashkëshorte ose nënë dhe vetem!

Po, bashkëshortësia dhe nëna janë role kryesore për të, njësoj siç janë bashkëshortësia dhe atësia për burrin, por kjo nuk i mohon aspektet e tjera njerëzore të saj!

Nuk është e drejtë e as e pranueshme që të neglizhohen ose të zhvlerësohen të gjitha rolet e tjera vetëm për hir të njërit rol.

Ajo është më shumë se bashkëshorte dhe nënë, ashtu si burri që është më shumë se bashkëshort dhe baba.


Hoxhë Halil Avdulli