Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gruaja shkelet për vdekje nga elefanti

Gruaja shkelet për vdekje nga elefanti

Një turiste gjermane është shkelur për vdekje nga një elefant, ndërsa përpiqej ta fotografonte. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Parkun Kombëtar në Zimbabve.

Gruaja ishte me një grup turistësh që hasën një tufë elefantësh vetëm pak minuta pas hyrjes në park.

Sulmet e elefantëve janë të zakonshme në Zimbabve pasi raportohen shpesh konflikte me fermerët lokalë. Emri i gruas që humbi jetën nuk është bërë publik./Ora News