Grupet palestineze të rezistencës paralajmërojnë reagime të forta ndaj sulmeve izraelite

Grupet palestineze të rezistencës thanë se do të ketë “reagime të forta” ndaj sulmeve izraelite ndaj palestinezëve.

Dhoma e Përbashkët e Operacioneve, e cila përfshin grupet palestineze të rezistencës, lëshoi ​​një deklaratë me shkrim pasi tre palestinezë u vranë nga ushtria izraelite dje në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Në deklaratë bëhet e ditur se forcat e rezistencës po ndjekin nga afër ngjarjet dhe zhvillimet në të gjithë Palestinën, ndërsa thuhet se u shënua rritje në armiqësitë dhe krimet kundër palestinezëve të pafajshëm nga forcat izraelite në territoret palestineze.

Deklarata tha se do të ketë “një lloj reagimi të fortë të veçantë” ndaj sulmeve izraelite kundër palestinezëve.

Grupet e rezistencës gjithashtu theksuan se Izraeli do të jetë përsëri përgjegjës për serinë e incidenteve që do të ndodhnin me reagimet nëse Izraeli vazhdon me sulmet e tij.

Ndërkohë që në deklaratë bëhet e ditur se Izraeli ka kaluar vijën e kuqe duke vrarë civilë të pafajshëm, gjithashtu thuhet se është shpallur ditë zie për palestinezët e martirizuar në Jerusalem, Bregun Perëndimor dhe Gaza ditët e fundit. /trt