Florent Hadërgjonaj dhe Florent Muslija do t’i nisin nga minuta e parë ndeshjet për skuadrat e tyre.
Hadërgjonaj, do të jetë në fushë nga minuta e parë në sfidën shumë interesante mes Huddersfield dhe Leeds United, që fillon nga ora 13:30.
Mbrojtësi i Kosovës edhe xhiron e kaluar ka qenë titullar te Huddersfield.
Lajme të mira vijnë edhe nga Gjermania.
Florent Muslija e nisa nga fillimi sfidën mes Hannover dhe Aue, përcjell lajmi.net.