Ballina Sport Futboll Kosova kërkon fitore ndaj Izraelit

Kosova kërkon fitore ndaj Izraelit

Kombëtarja e Kosovës do të përballet sot me Izraelin, në një ndeshje të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dardanët, të udhëhequr nga përzgjedhësi Franco Foda, kanë zhvilluar të premten stërvitjen e fundit para kësaj përballjeje, e cila do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 15:00.

Para ndeshjes, Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar tifozët për masat e sigurisë dhe rregullat që duhet të respektohen gjatë hyrjes në stadium.

Sipas njoftimit të FFK-së, ndalohet futja dhe përdorimi i armëve të çdo lloji, mjeteve të mprehta, mjeteve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve dhe mjeteve eksplozive.

FFK-ja u ka bërë thirrje tifozëve që t’i respektojnë udhëzimet dhe masat e sigurisë, në mënyrë që ndeshja të zhvillohet pa incidente.