Hafizi i Kur’anit

Atje në qytetin e Kufas të vitit 120 hixhrij, jetonte njëri prej shtatë Imamëve të recitimit të Kur’anit, Hamza b. Habib ez-Zej’jat, i njohur për devotshmëri dhe zuhd, adhurim dhe besnikëri. Nëse i jepej për të pirë ujë nuk e pranonte derisa ai të vërtetohej se kjo nuk është për shkak të mësimit ose recitimit të Kur’anit Fisnik, dhe thoshte: Si të marr prej jush ndonjë shpërblim për Kur’anin, kur shpresoj në Xhenetin më të lartë(Firdevs)?!
Derisa dijetarët e tjerë kanë thënë për të: Nuk mendojm se Zoti i Madhëruar do të largojë fatkeqësinë e popullit të Kufes, përveçse me Hamzën.
Përmes transmetimeve tregohet se nxënësi i tij një ditë kishte hyrë te dhoma e mësuesit të vet, Hamza Ez-Zej’jat, ku e gjeti në sexhde duke qarë dhe fërkonte faqet në tokë.
I tha: O imam, të të mbrojtë All-llahu!
Imam Hamza: Përse po lutesh për mua?
Mbrëmë pashë në ëndërr sikur kishte filluar ringjallja dhe ishin thirrur recituesit e Kur’anit, kështu që unë isha në mesin e të pranishmëve dhe dëgjova dikë duke thënë me fjalë të ëmbla:
“Vetëm ata që kanë vepruar sipas Kur’anit! ”
Kështu u ktheva dhe u thirr emri im: Ku është Hamza b. Habib Zej’jat? Thashë: të përgjigjem o thirrës i Zotit!
Një engjëll erdhi tek unë dhe më tha: Thuaj: të përgjigjem o Allah, të përgjigjem. Kështu thashë siç më tha ai, dhe më futi në një pallat ku dëgjova zhurmën e recitimeve të Kur’anit, për një çast më kapi trishtimi i madh.
Dëgjova një zë duke më thënë: Qetësohu, në rregull është për ty, fillo të lexosh Kur’anin dhe ngritu në Xhenet!
Ndaj ktheva fytyrën dhe aty isha një minber me perla të bardha, të mbuluara me safirë të verdhë, të mbuluar me smerald të gjelbër, më thanë: Lexo dhe ngritu. Fillova të recitoj Kur’anin por nuk e kuptoja se për kë jam duke e recituar, dhe më thanë të fillojë nga sure El-En’am, kështu recitova derisa arrita në ajetin gjashtëdhjetë dhe kur fillova ajetin: “Ai është Sundues mbi robërit e Vet..”
Më pyeti: O Hamza, a jam unë i Sundues mbi robërit e Mi?
Unë thashë: Po. Tha: Ke të drejtë, vazhdo. Kështu lexova derisa e mbarova dhe e fillova suren El-A’raaf” derisa arrita në fund të tij, kështu që u përkula për të bërë sexhde e recitimit, e ai më tha: “Të mjafton ajo që ka kaluar(në dunja), nuk të kërkohet sexhdeja(në ahiret).
Kush të mësoi këtë lexim?
Iu përgjigja: Sulejmani. Tha: të vërtetën e ka thënë.
E kush ia mësoi Sulejmanit?
Iu përgjigja: Jahja. Tha: të vërtetën e ka thënë.
Kush ia mësoi Jahjas?
Iu përgjigja: Ali Ebi Abdu Rrahman Es-Sulemij? Tha: të vërtetën e ka thënë.
Kush ia mësoi Ali Ebi Abdu Rrahman Es-Sulemij-ut?
Iu përgjigja: djali axhës i Pejgamberit Tënd, Ali b. Ebi Talib. Tha: Të vërtetën e ka thënë.
Kush ia mësoi Ali b. Ebi Talib-it?
Iu përgjigja: Pejgamberi Juaj, sal-la All-llahu alejhi ve selem! Tha: Të vërtetën e ka thënë.
Tha: Kush ia mësoi Pejgamberit Tim?
Iu përgjigja: Xhibrili. Tha: të vërtetën e ka thënë.
Tha: Kush ia mësoi Xhibrilit, dhe më tha: O Hamza, thuaj Ti.
Thashë: Nuk guxoj të të them, më tha: Thuaj. Unë thashë: Ti.
Tha: o Hamza, të vërtetën e ke thënë dhe me të vërtetën e Kuranit do t’i nderoj recituesit e Kuranit, veçanërisht nëse ata veprojnë sipas Kuranit.
O Hamza, Kur’ani është fjala Ime dhe kurrë nuk kam dashur askënd aq sa i dua njerëzit e Kuranit, më tha:
Afrohu o Hamza, kështu u afrova, më parfumosi me një parfum të veçantë për recituesit e Kur’anit, pastaj më tha:
“Këtë nuk do ta bëj vetëm ty, këtë ua kam bërë recituesve të Kur’anit prej të parit e deri tek i fundit, dhe kushdo që e lexon Kur’anin ashtu siç e lexove ti. O Hamza, njoftoji shokët e tu për qëndrimin tim të dashurisë ndaj njerëzve të Kuranit dhe ndiq ata, sepse ata janë të zgjedhurit.
Pasha Madhërinë dhe Krenarinë Time, ata që kanë lexuar Kur’anin nuk do ta ndëshkoj në zjarr, as atë zemër që e ka kuptuar, as atë vesh që e ka dëgjuar, as ata sy që e ka shikuar.”
Thashë: o Zot, Subhaneke, Subhaneke( I pa të meta je ti, o Zot)
Më pyeti: ku janë ata që e shikojnë Kur’anin?
Thashë: o Zot, Hafizat e Kur’anit.
Tha: Jo, por unë do t’ua mbaj atë deri në Ditën e Kijametit dhe kur të vijnë tek unë, do t’u ngre një shkallë për çdo ajet.
Pas këtij tregimi i tha nxënësit: a më fajësoni mua që qaj dhe zhytem mbi dhé?

 

Nga: Hamza b. Habib ez-Zej’jat
Përkthim dhe përshtatje:
Shefket Baftjari