Hajni i shtëpisë sime

Ahmed Matar

Hajni fshehurazi hyri në shtëpinë time
Dhe më vodhi orën, vazon e luleve dhe varësen time.
Kërkova në çdo vend për hajnin, që vodhi gjërat e mia
Kërkova për të në pazar dhe në burgje
Ndoshta arrij të rikthej pasurinë time
Nuk e gjeta
Dhe kështu vendosa të shkoj në polici të denoncoj
Hyra te shefi i policisë, që ai të arrestojë hajnin
Që më vodhi shtëpinë time
Fillova të denoncoj, kur pashë në dorën e tij,
Orën e ngjashme me orën time
I thashë: Zotnia jem, më fal
Ndoshta e keni arrestuar hajnin e shtëpisë sime
Sepse, kjo ora e cila është në dorën tënde
E kam trashëguar nga babai dhe gjyshërit e mi
Më shikoi me keqdashësi dhe tha:
O roje, futeni në izolim!
Pas një viti më lanë të lirë
Dhe vendosa të shkoj në prokurori
Të ankohem për shefin në polici
Dhe hajnin, që më vodhi në shtëpi
Qëndrova përballë krye-prokurorit
Duke kërkuar të drejtën time
E, pashë përpara meje vazon e luleve time
I thashë: Zotni prokuror
A e keni arrestuar hajnin, i cili vodhi shtëpinë time
Sepse, kjo është vazoja, gjëja ime
Në të vendosja lulet e mia
Heshtën të gjithë, deri edhe unë
Pasi prokuroi bërtiti:
O roje, merreni këtë të çmendur
Hiqeni nga unë dhe mësojani
Se si prokurori duhet respektuar.
Pas një viti apo dy vitesh
Kujtova, se kisha qenë në prani të prokurorit
Shkova me të shpejtë
Për t’i kërkuar ndihmë zotni valiut
I shpjegova gjithçka me detaje të lodhshme
Kjo, o zotnia jem, më ndodhi
Me hajnin, shefin e policisë dhe prokurorin
Të gjithë u bënë armiqtë e mi
Valiu më pa me buzëqeshje
Dhe më tha: Kam frikë se
Do më thuash, se varësja jote
Ajo është, e cila valiu e ka varur
E shikova varësen time
Të varur në qafën e valiut
Dhe, së fundmi e kuptova mësimin
Se, unë dhe çfarë posedoj
Janë pronë e valiut
E, hajni s’kishte hyrë kurrë në shtëpinë time
Por, unë isha hajni i shtëpinë sime!
____________
Ahmed Matar

Nga: Lavdrim Hamja