Hakeem Jeffries zgjidhet udhëheqës i ri i Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve zgjodhën unanimisht kongresistin Hakeem Jeffries si udhëheqësin e radhës të partisë së tyre, duke e bërë atë ligjvënësin e parë me ngjyrë që drejton njërën nga partitë kryesore në Kongres, transmeton Anadolu Agency (AA).

Jeffries, 52 vjeç, tani pritet të pasojë kryetaren në largim të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila njoftoi dy javë më parë se do të tërhiqej nga lidershipi i Demokratëve përpara mbledhjes së Kongresit të ardhshëm në janar.

Pelosi mbetet gruaja e parë që mbante mantelin e spikeres. Sipas raportimeve të shumta, kandidatura e Jeffries u miratua me aklamacion gjatë një sesioni me dyer të mbyllura në Capitol Hill.

Ai tani do të drejtojë partinë si lider i pakicës së saj pasi humbi kontrollin e Dhomës gjatë zgjedhjeve të mesmandatit më 8 nëntor.