Hamas bën thirrje për masa ndaj sulmeve të përsëritura nga kolonët hebrenj kundër Xhamisë Al-Aksa

Hamas u bën thirrje palestinezëve në Bregun Perëndimor të marrin masa për të protestuar ndaj sulmeve të përsëritura nga kolonët hebrenj kundër Xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit Lindor të okupuar.

Në një deklaratë, Hamas përshkroi sulmet nga kolonët hebrenj në Al-Aksa si një përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur reputacionin e qeverisë së forcave pushtuese.

Duke u bërë thirrje palestinezëve që ta bëjnë të premten e ardhshme një “ditë zemërimi” në qytetet e Bregut Perëndimor, Hamas bëri thirrje që turmat të mblidhen në të gjitha pikat e kontaktit, të ndërpresin rrugët midis vendbanimeve dhe të qëndrojnë përballë kolonëve që përpiqen t’u imponojnë një fakt të kryer nën mbrojtjen e qeverisë izraelite.

“Këto sulme do të përballen me më shumë rezistencë dhe pengesa”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se populli palestinez do të marrë pjesë në projektin e çlirimit kombëtar duke mbrojtur tokën dhe vlerat e tij të shenjta, ndërsa theksohet se janë të gatshëm të mundësojnë një rezistencë gjithëpërfshirëse kundër forcave pushtuese dhe kolonëve. /trt