Hamas: Eksperti ynë u vra nga agjentët e Mosadit me pasaporta boshnjake

Lëvizja palestineze Hamas ka njoftuar se atentanti ndaj ekspertit të tyre të dronëve është kryer nga agjent të Mosadit, të cilët kishin pasaporta boshnjake.

Këto pretendime u shprehën në një konferencë shtypi të mbajtur sot në Bejrut.

Mohammed Nazzal, anëtari byrosë politike të Hamasit, tha se sipas një hulumtimi të hollësishëm nga ana e tyre,  eksperti i dronëve të Hamasit, Mohammed Zawahri ishte nën vëzhgim të agjentëve të shërbimit sekret izraelit për katër muaj para se ai të vritej, ben te ditur media izraelite Haretz.

Kjo nuk është hera e parë që Hamasi e akuzon Mossadin për vrasjen e anëtarëve të tyre. Sipas raporteve, Zawahri ishte qëlluar me gjashtë plumba, tre prej tyrë në kokë. Atentati ndaj tij ndodhi teksa ai ishte në veturë. Raportet flasin për një atentat tejet profesional, tek i cili nuk janë gjetur gjurmë të autorit.

Zawari, atëherë 45 vjecar, ishte pilot i talentuar i kompanisë ajrore Tunisair, ndërsa kishte trajnuar të rinjtë në përdorimin e dronëve të parë.

Përvec kësaj, ai njihej publikisht si mbështetës i madh i kauzës palestineze. Megjithatë, aftësia e tij për konstruktimin e dronëve bëri që për shumë kohë ai të marrë kërcënime me vdekje, sipas Haaretz.

Edhe media të tjera kanë vënë në pah burime të informacionit që pretendojnë se “elementët e jashtëm” janë përgjegjës për atentatin, por asnjë nuk e ka specifikuar ndonjë shtet apo shërbim sekret të tyre. /MESAZHI/