Hamasi i bën thirrje OKB-së dhe vendeve arabe që të ndalojnë sulmet e Izraelit

Osama Hamdan

Osama Hamdan, zyrtari i lartë i Hamasit u bëri thirrje për ndihmë vendeve arabe, islamike si dhe Kombeve të Bashkuara që të ndalojnë sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Hamdan gjatë një konference për shtyp që dha në Bejrut kërkoi gjithashtu nga vendet arabe që të prishin marrëdhëniet diplomatike me Izraelin ose të ndalojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre.

Lidhur me situatën në Gaza, zyrtari i lartë bëri thirrje për hapjen e korridoreve humanitare për të sjellë karburant dhe makineri speciale në enklavë për të hequr rrënojat.

Ministri i Shëndetësisë së Autoritetit Palestinez Mai al-Kaila tha se tre spitale në Rripin e Gazës janë mbyllur sepse nuk kanë më karburant për të vënë në punë gjeneratorët e tyre.

Al -Qaila theksoi nevojën urgjente për hapjen e një korridori të sigurt për të transportuar të plagosurit dhe të sëmurët për trajtim në spitalet egjiptiane. /abcnews