Grupi palestinez Hamas ka përshëndetur deklaratën e mëparshme të Katarit dhe Egjiptit, të cilët thanë se po shtojnë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi bazuar në një propozim të dërguarit amerikan në Lindjen e Mesme.
“Jemi gati të fillojmë menjëherë një raund negociatash indirekte për të arritur një marrëveshje që çon në armëpushim të përhershëm dhe tërheqje të plotë të forcave pushtuese,” thuhet në deklaratën e Hamasit.
Në një deklaratë të përbashkët, Katari dhe Egjipti thanë: “Në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do të intensifikojmë përpjekjet për të kapërcyer pengesat që po hasin negociatat.”
Dy vendet po punojnë gjithashtu për të arritur sa më shpejt një armëpushim të përkohshëm 60-ditor. /mesazhi







