Hapen qendrat e votimit në Leposaviq

Në katin e katërt të objektit të Komunës në Leposaviqit po bëhen përgatitjet e fundit për fillimin e procesit të votimit. Materiali që ka arritur më herë nën masa të rrepta sigurie, tashmë po shpërndahet.

Në fletëvotimin në Leposaviq shkruan “A pajtoheni që Lulzim Hetemi të largohet nga funksioni i kryetarit të komunës së Leposaviqit?”.

Numri i qytetarëve në Leposaviq me të drejte vote është mbi 13 mijë, në tetë qendra votimi.

Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi, ka ftuar për bojkot të këtyre zgjedhje.

Për shkarkim të kryetarëve duhet të ketë së paku 50 për qind plus një votues me të drejte vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.

Ky votim në katër komunat veriore, organizohet bazuar në udhëzimin administrativ të hartuar nga qeveria, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare për shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri.