Hapësira ajrore e Sudanit do të jetë e mbyllur deri më 15 gusht

Në Sudan ku po vazhdon lufta civile që nga mesi i prillit, vendimi për mbylljen e hapësirës ajrore është zgjatur për 2 javë të tjera, transmeton Anadolu.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Sudanit njoftoi se vendimi për mbylljen e hapësirës ajrore, me përjashtim të ndihmave humanitare dhe fluturimeve të evakuimit, është shtyrë deri më 15 gusht.

Hapësira ajrore sudaneze u mbyll për trafikun e rregullt ajror pas shpërthimit të luftës civile midis ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (HDK).