Policia e Kosovës ka hapur konkursin për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë nga i gjithë vendi.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës janë bërë të ditura edhe udhëzimet që kanë të bëjnë me formën e aplikimit.
Në kuadër të Policisë së Kosovës janë gjithsej rreth 9 mijë zyrtarë policorë, por që mosha e shumë prej tyre është mjaftë e shtyrë, transmeton lajmi.net.
Kësisoj në kuadër të Policisë së Kosovës pritet të shtohet numri i policëve të rinj.
Në udhëzimet për aplikim ndër të tjerash theksohet se në çdo fazë të procesit do të kenë instruksione me shkrim lidhur me procesin e seleksionimit.
Në çdo fazë të testimit do të informohen me kohë për rezultatin e arritur./Lajmi.net/