Hapet thirrja për grante në Programin për Zhvillimin Rural në vlerë 24.6 milionë euro

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se është hapur për aplikim Programi për Zhvillim Rural / Grante 2023.

Ai ka shtuar se në vlerë prej 24.6 milionë euro përmes këtij programi do mbështeten sektorë të prodhimit, agro-përpunimit e zhvillimit rural me qëllim të ngritjes dhe zgjërimit të kapaciteteve të bujqve.

Peci në një postim në Facebook, ka shkruar se aplikimi do të jetë i hapur për 30 ditë nga dita e martë.

“Në vlerë prej 24.6 milionë euro përmes këtij Programi do mbështeten sektorë të prodhimit, agro-përpunimit e zhvillimit rural me qëllim të ngritjes dhe zgjërimit të kapaciteteve të bujqve tanë. Thirrja për aplikim qëndron e hapur për 30 ditë nga dita e sotme ndërsa detajet rreth kushteve e kritereve i gjeni në vegëzën e mëposhtme”, ka shkruar Peci.