Ministria e Mbrojtjes, të hënën, ka hapur zyrtarisht konkursin për pranimin e 300 ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në Facebook.
“Nga sot deri më 10 tetor 2024, të gjithë të rinjët e të rejat e interesuara për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në ueb faqen e ministrisë duke plotësuar formularin në këtë link:https://rekturimi.fsk.rks.org/apply.Si pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjersa i shërbeni atdheut do të keni mundësi të zhvilloni një karrierë të sigurtë të udhëhequr nga profesionistët më të mirë në fushën e mbrojtjes. #ZgjidhFSK #DetyraNderiAtdheu”, ka shkruar Maqedonci.