The Daily Beast ka shkruar një artikull të gjatë për zhvillimet në Kosovë, me titull “Pse Kosova kërkon ndihmën e Trump”.
Në këtë artikull, ka edhe disa deklarata të kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me ndikimin rus në Kosovë dhe çështjen e terrorizmit.
Por ka hedhur akuza të rënda për imamët kosovarë, të cilët sipas tij për një dekadë kanë bërë propagandë idenë e bashkëngjitjes për përfitime financiare.
“Problemi jonë është me gratë në ISIS, të cilat kanë fëmijë me jo-kosovarët’, ka thënë Haradinaj për Daily Beast.
‘Ndonjëherë ne nuk e dimë se me kë këto gra kanë fëmijë. Ata mund të jenë fëmijë të grave kosovare me komandantët e ISIS’it. OJQ’të radikale dhe imamët vendor, kanë krijuar një propagandë sistematike për më shumë se një dekadë, ndonjëherë duke e bërë edhe atraktive idenë e bashkëngjitjes për përfitime financiare’, ka thënë Haradinaj, ashtu siç e transmeton Daily Beast deklaratën e tij.