Haradinaj: Ata që bëjnë kontratë në dëm të Telekomit, do të përballen me ligjin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e jashtëzakonshëm për gjendjen në Telekomin e Kosovës ka njoftuar për hapat që ka ndërmarr Qeveria.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se nga bordi aktual i PTK-së kanë filluar procedurat e shkarkimit, por që disa janë dorëhequr nga bordi, pas lajmeve për punësimet.

Haradinaj po ashtu ka thënë se interesin e kompanisë publike nuk ja ka borxh askujt për siç thotë ai me qu dëm për hatër të një sipërmarrësi, raporton lajmi.net.

“Nga bordi aktual i PTK-së ka filluar procedurë shkarkimi, por ata janë tërheq nga bordi. Pas rezolutës qeveria ka kërkuar menjëherë që auditori të fillojë auditimin. Qeveria e Kosovës nuk ka tërheq devident nga Telekomi. Kjo Qeveri nuk ka marr para. Sa i përket kontratës me Z Mobile, për të ju shmangur një arbitrazhi të dytë i cili do të shkaktonte humbje, është krijuar një mekanizëm i shqyrtimit të kontratës. Kontrata është e lidhur me licencë, e që e ka fatin deri në korrik 2019. Siç parashihet në kontratë, jemi në proces të negociatave me Z-mobile për të bërë analizën e kontratës. Pas këtyre proceseve ne mund të marrim vendim për tërheqjen nga kjo kontratë. Unë e njoh Blerim Devollin e respektojë. Mirëpo interesin e kompanisë publike nuk ja kam borxh askujt me qu dëm për hatër të një sipërmarrësi”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar përgjegjësit në Telekom që të mos bëjnë veprime në dëm të Telekomit të Kosovës, pasi siç thotë ai, do të mbajnë përgjegjësi ligjore.