Haradinaj ju shkruan kryeministrave të botës, përmend çështjen e territoreve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ju ka dërguar letër kryeministrave të botës për t’ia shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë – Serbi. Përmes rrjetit social Facebook, i pari i ekzekutivit ka shkruar se me anë të kësaj letre ka sqaruar se dialogu është në mes të shtetev sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke. Sipas tij, kjo u bë që të sqarohet dhe të jepet qëndrimi i shtetit kosovar, që synon t’i jap fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë. “Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008.”, ka përfunduar Haradinaj. Statusi i plotë: Mëngjesin e sotëm, u kam dërguar letër shpjeguese të gjithë kryeministrave të botës, me anë të së cilës u kam shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë-Serbi. Dialogu Kosovë-Serbi është dialog mes dy shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke. Me atë të këtij sqarimi dhe qëndrimi, synojmë t’i japim fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë. Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008. RH